Arlind Bushati u qëllua me plumb në kokë teksa ndodhej në makinë me Licin. Prej 6 orësh në gjendje kritike për jetën, 32-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, pasi mësohet se ka ndërruar jetë në spital i plagosuri Arlind Bushati.
Arlind Bushati djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati, ishte njëri prej të plagosurve rëndë në atentatin e sotëm në lagjen Dobraç.
Ka shkuar kështu në 3 numri i viktimave të atentatit në Shkodër, ku u vra Hamza Lici 23-vjeç (vëllai i Ibrahim Licit) dhe Flutura Basha 66 vjeçe kalimtare e rastit. Ndërsa Bashkim Basha, bashkëshorti i Fluturës ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Arlind Bushati u qëllua me plumb në kokë teksa ndodhej në makinë me Licin. Prej 6 orësh në gjendje kritike për jetën, 32-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Besohet se shënjestra e atentatit ishin të dy personat, teksa viktimë tjetër e kësaj ngjarjeje ishte një kalimtare, ndërsa bashkëshorti i saj është i plagosur rëndë. Çifti po udhëtonin me motor, ndërsa janë përplasur nga automjeti ku udhëtonin Lici dhe Bushati pasi ka humbur kontrollin.
Sipas policisë, mësohet se një automjet u ka zënë pritë Licit dhe Bushatit në afërsi të kryqëzimit të “5 Heronjve” rreth orës 15:50. Atentatorët kanë qëlluar me breshëri automatiku ndërsa në vendngjarje janë gjetur me dhjetëra gëzhoja. Policia ende nuk ka rënë në gjurmë e autorëve të atentatit mafioz por dyshohet se pista e hetimit është hakmarrja.
Vrasja e 23-vjecarit Lici dhe 32-vjecarit Bushati është një ngjarje e paralajmëruar. Vetëm 3 javë më parë u kërcënua me jetë në pedonalen e Shkodrës Arlind Bushati. Dy persona me motor janë afruar pranë tavolinës kanë nxjerr pistoletën, por nuk e kanë qëlluar. Ai bëri denoncim në polici, ndërsa motivet nuk dihen dhe autorët nuk janë identifikuar. Bushati nuk ishte person me precedent penal dhe punonte në bizneset e të atit.
Pas 4 orësh, policia gjeti një automjet tip “Land Rover” të djegur në zonën e Grudës së Re. Brenda saj u gjetën 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në atentatin e sotëm në Shkodër.
"Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi Hamza Lici dhe është plagosur rëndë shtetasi Arlind Bushati
Automjeti që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij shtetasja Flutura Basha, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja Flutura Basha dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi Bashkim Basha", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje