TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2024, 20:20

Vrasja e Hamza Licit, RENEA kontrolle në zonën e fisit Bajri

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Hamza Licit, RENEA kontrolle në zonën e fisit Bajri
Hamza Lici-Ibrahim Lici

Forcat RENEA po kryejnë kontrolle në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku ndodhi atentati i sotëm që la pas 2 viktima. Kjo lagje njihet ndryshe si zona e Bajrave.

Dyshohet se ngjarja që pati dy viktima (Hamza Lici dhe një kalimtare të rastit) dhe dy të plagosur (Arlind Bushati dhe një kalimtar rasti) ka lidhje me hasmëri të vjetra mes fiseve Lici dhe Bajri.

Më herët u gjet një makinë tip “Land Rover” e djegur në zonën e Grudës së Re me dy automatikë brenda që dyshohet se janë përdorur nga autorët në atentat.

 

Lini një Përgjigje