
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e vona mbrëma në kryeqytet, ku biznesmeni Eduart Reçi, u qëllua me një plumb në kokë, dhe ndërroi më pas jetë në spitalin e Traumës, duke mos i shpëtuar dot plagës.
Mësohet se autorët kanë vëzhguar me kujdes lëvizjet e biznesmenit. Sapo ka dalë në hyrjen e pallatit e kanë goditur. Nuk dihet ende motivi i këtij atentati.
Policia ka kryer veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin e autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.
Reçi u vra pranë pallatit që kishte ndërtuar vetë. Pista kryesore e hetimit është përplasja për shitblerje pronash.
Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së djeshme (13 Nëntor), në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, në rrugën 'Faik Konica'.
Reçi rezultonte pronar i kompanisë ELGM. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur rreth orës 23:00, ashtu sikurse autorët dhe motivet e krimit të rëndë.
Lini një Përgjigje