TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2024, 08:50

Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit në Tiranë, Eduart Reçi ish-drejtor në SHISH; merren në pyetje familjarët

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit në Tiranë, Eduart
Vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë ku humbi jetën biznesmeni Eduart Reçi

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën biznesmeni Eduart Reçi.

Grupi hetimor që po heton vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përdhe pasi plumbi e kap në kokë. Fatkeqësisht pamjet e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët për shkak të errësirës.

Në pyetje janë marrë edhe familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje të Reçit me persona të tjerë.

Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor në institucionin e SHISH.

Reçi rezultonte pronar i kompanisë ELGM. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur rreth orës 23:00, ashtu sikurse autorët dhe motivet e krimit të rëndë.

Reçi me origjinë nga Dibra jetonte pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe plagosja ka ndodhur pranë një lokali.

Megjithëse motivet e sulmit mbeten të paqarta, dyshohet se atentatori mund ta ketë qëlluar nga një distancë e largët, pasi në pamjet e kamerave të sigurisë nuk shfaqen autorët, gjë që ngre dyshime mbi mënyrën e kryerjes së sulmit.

Policia po vijon kërkimet dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

 

eduart reçi

Lini një Përgjigje