TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Nëntor 2024, 19:10

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 48-vjeçari shqiptar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën

Një 48-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht sot në Korfuz të Greqisë.

Shqiptari humbi jetën mëngjesin e sotëm, teksa po punonte në një arë me ullinj.

Referuar burimeve të policisë bëhet me dije se 48-vjeçari vdiq, kur shkopi prej hekuri që ai po përdorte gjatë punimeve të pemët e ullinjve preku te telat e tensionit të lartë.

Për pasojë, shqiptari mori plagë fatale. Ai u transportua në spital, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Policia e Korfuzit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje