TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Nëntor 2024, 15:24

Bie nga lartësia teksa po punonte, plagoset rëndë 57-vjeçari në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Bie nga lartësia teksa po punonte, plagoset rëndë

Një punëtor është aksidentuar teksa ka rënë nga lartësia gjatë orarit të punës. Mësohet se 57-vjeçari Ndue Nikolli është aksidentuar teksa punonte në një pallat në Sarandë.

Nikolli me banim në Durrës ka pësuar dëmtime në kokë dhe pas ndihmës së parë është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

"Sot, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1, gjatë punimeve të brendshme, në katin e dytë të një pallati në pronësi të shtetasit A. R, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në pjesën e kokës shtetasi N. N., 57 vjeç (punëtor), i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje