
Në një nga katet e ndërtesës së tij ishte vendosur edhe laboratori i kokainës, atje ku ndodhte i gjithë procesi i përpunimit.
Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me operacionin e SPAK ku në pranga përfunduan 10 persona pasi u gjet një laborator kokaine në Qerekë të Fushë-Krujës.
Mësohet se Endi Sejdini është pronari i banesës ku ishte ngritur laboratori i kokainës. Në një nga katet e ndërtesës së tij ishte vendosur edhe laboratori i kokainës, atje ku ndodhte i gjithë procesi i përpunimit.
Sejdini kishte një mobileri në zonë dhe nuk rezulton person me rekorde kriminale. 25-vjeçari është një nga 10 personat e arrestuar nga SPAK.
Burime pranë SPAK konfirmuan se laboratori në fshatin Qereke të Fushë Krujës ku do të bëhej përpunimi i sasive të mëdha të kokainës të tretur në lëkurë bagëtish ishte ngritur prej disa muajsh.
Vendi për ngritjen e laboratorit sipas prokurorisë ishte zgjedhur me shumë kujdes, jo vetëm sepse është një pikë strategjike, afër aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza dhe portit të Durrësit dhe lehtësonte transportin, por edhe sepse për shkak të fluturimeve zona nuk monitorohej me dron.
Shtëpia-laborator është mbajtur nën vëzhgim nga hetuesit.
Ngarkesa e parë me lëkurë bagëtish ka mbërritur në vendin tonë në muajin shtator. Por shkak se nga përgjimet rezultonte se ngarkesa e dytë pritej të mbërrinte ne nëntor, SPAK ka pritur derisa kjo ka ndodhur. Vetëm në momentin kur ekspertët kimistë 1 nga Venezuela dhe dy nga Kolumbia kanë nisur punën në laborator për veçimin e kokainës, është ndërhyrë.
Gjatë aksionit prokuroria arrestoi 10 persona, shtatë prej të cilëve shqiptarë dhe 3 të huaj. Një pjesë e të dyshuarve u prangosën teksa drekonin në një lokal në Vishnje, ndërsa një tjetër në një vilë luksoze në zonën e Kodrës së Diellit 2.
Hetimet për goditjen e këtij grupi zgjatën më shumë se 1 vit e gjysmë, ndërsa mendohet se struktura e grupit është e mirëoganizuar dhe me role të mirëpërcaktuara.
Lini një Përgjigje