TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Nëntor 2024, 16:35

Konispol/ Dyshohet se u aksidentua një ditë më parë, 33-vjeçari gjendet i vdekur brenda automjetit

Shkruar nga Pamfleti

Konispol/ Dyshohet se u aksidentua një ditë më parë,

Një 33-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij, në afërsi të fshatit Vrinë në Konispol. Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, u gjet i vdekur në automjetin e tij të aksidentuar në aksin Vrinë-Butrint.

Dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar duke rënë në kanal mbrëmjen e djeshme, pasi prej atëherë nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij. Makina e aksidentuar bashkë me trupin e 33-vjeçarit është gjetur nga një bari i zonës.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë. Viktima ishte prind i një fëmije, ndërsa ishte edhe vetë djalë i vetëm i familjes.

"Më datë 16.11.2024, në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”, në vendin e quajtur “Kolektori i Butrintit”, shtetasi K. K., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Suzuki, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke rënë në kolektorin e ujit, ku si pasojë ka humbur jetën", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje