TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Nëntor 2024, 17:02

Sarandë/ Po lëvizte me monopatinë, 15-vjeçari përplaset nga makina dhe përfundon në spital!

Shkruar nga Pamfleti

Sarandë/ Po lëvizte me monopatinë, 15-vjeçari

Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi është përplasur nga një makinë teksa po lëvizte me monopatinë elektrike.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë. Aktualisht, 15-vjeçari ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 16.11.2024, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, një shtetas i mitur 15 vjeç, duke drejtuar një monopatinë elektrike, është përplasur me automjetin tip “Peugeot” të parkuar dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht, 15-vjeçari ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje