TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2025, 22:59

Publikohen pamjet, momenti kur vrasësi i gjyqtarit mbërrin në Drejtorinë e Policisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet, momenti kur vrasësi i gjyqtarit mbërrin në

Ky është momenti kur Elvis Shkëmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkëmbi, mbërrijnë të prangosur në Drejtoria e Policisë së Tiranës, pak orë pas krimit që tronditi opinionin publik dhe sistemin e drejtësisë.

Pamjet tregojnë dy të arrestuarit me pranga në duar, të shoqëruar nga forcat e RENEA-s dhe të Policisë Kriminale, nën masa të rrepta sigurie.


Sipas burimeve hetimore, 30-vjeçari Shkëmbi arriti të hynte në sallën e Gjykatës së Apelit pa asnjë pengesë nga sistemi i sigurisë. Në momentin kur gjyqtari Kalaja shpalli vendimin, i cili ishte në favor të palës tjetër në proces, ai nxori armën dhe qëlloi katër herë, duke e goditur tre herë në gjoks.


Viktima humbi jetën në vend, ndërsa dy persona të tjerë, babë e bir, pjesë e palës kundërshtare në çështje – mbetën të plagosur.

Elvis Shkëmbi kishte shoqëruar xhaxhain e tij, Gjon Shkëmbin, në seancë. Familja e tyre pretendonte se po u bëhej padrejtësi për një pronë në Shkodër, një proces që kishte vite që zvarritej në gjykata.

Burime nga hetimi konfirmojnë se në komisariat autori nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese. Ai ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se “e bëri sepse familjes së tij i ishte bërë padrejtësi”.

1 Komente

    Lini një Përgjigje