TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2023, 18:46

Publikohen pamjet, momenti kur polici përplaset te vijat e bardha (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet, momenti kur polici përplaset te vijat e bardha (Video)

Publikohen pamjet e momentit e aksidenti në Durrës kur polici u përplas nga një makinë në vijat e bardha, një natë më parë.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket efektivi në vijat e bardha, para Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës. Ai nis të kalojë rrugën dhe më pas sheh makinën që po vinte me shpejtësi të lartë. Ai vrapon, por makina ecën aq shpejt, sa e përplas dhe e ngre në ajër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, të qytetit bregdetar. Polici ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat. /TCH

Lini një Përgjigje