TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2023, 16:37

Shpërbëhet grupi kriminal në Belgjikë, në pranga 11 persona, mes tyre dhe 2 shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Shpërbëhet grupi kriminal në Belgjikë, në pranga 11

Policia belge ka goditur një bandë droge që përpunonte kokainë në qytetin e Hasselt, në lindje të Brukselit. Gjatë operacionit policor u arrestuan 11 persona, mes të cilëve katër belgë, pesë kolumbianë dhe dy shqiptarë.

Sipas mediave belge në laboratorin e zbuluar bëhej ndarja kimike e kokainës nga ambalazhet e kartonit, mënyrë kjo e zgjedhur nga trafikantët për të kaluar lëndën narkotike pa u vërejtur nga autoritetet.

Grupi e përziente kokainën me kartonin dhe më pas i transportonin këto kartona tashmë të kthyer në kuti për mbajtjen e këpucëve në magazinën ku bëhej ndarja e kokainës nga kartoni.

Më tej thuhet se në këtë laborator u gjetën rreth 8 kilogramë kokainë e nxjerrë kimikisht nga ambalazhet e kartonit, ndërsa u gjetën po ashtu sasi të mëdha paketimesh që dyshohet se përmbajnë kokainën e papërpunuar.

Përveç kokainës dhe materialeve të përpunimit, u sekuestruan edhe 20 mijë euro, katër makina dhe sende të tjera me vlerë.

belgjikë pranga 11 persona

Lini një Përgjigje