TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2023, 15:14

Aksident në Burrel, automjeti përplas një të mitur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Burrel, automjeti përplas një të mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Burrel ku një 46-vjeçar ka përplasur një të mitur.

Dyshohet se shtetasi me inicialet H.H ka humbur kontrollin e mjetit.

I mituri po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje.

“Me datë 01.12.2023, në qytetin e Burrelit, shtetasi H.H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Fiat", (i një shoqërie private që merret me transportimin e vlerave monetare) dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka aksidentuar një fëmijë të mitur.

I mituri po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen hetimet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

aksident burrel

Lini një Përgjigje