TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2023, 12:50

Po punonte në HEC-in e fshatit Lenie, humb jetën 50-vjeçari në Gramsh

Shkruar nga Pamfleti

Po punonte në HEC-in e fshatit Lenie, humb jetën 50-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku një aksident në punë i ka marrë jetën një 50-vjeçari.

Mësohet se 50-vjeçari Fisnik Vrapi është aksidentuar teksa ka qenë duke punuar në një kompani që po ndërton hecin në fshatin Lenie.

Si pasojë e plagëve të marra, 50-vjeçari ka humbur jetën, por ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

hec gramsh 50 vjecari

Lini një Përgjigje