TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2023, 12:11

Zbardhen detaje, shefi i Kufirit në Korçë i përfshirë edhe në 4 raste të tjera të trafikut të drogës

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detaje, shefi i Kufirit në Korçë i përfshirë
Shefi i Kufirit në Korçë, Stiljan Pasho

Prokuroria akuzon kryekomisarin Stiljan Pasho se ka ndihmuar edhe herë të tjera për kalimin e drogës në Kapshticë.

Shefi i Kufirit në Korçë, Stiljan Pasho ka bashkëpunuar disa herë me dy prej trafikantëve te drogës për të kaluar lëndën narkotike drejt territorit të Greqisë. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Pasho ka ndihmuar një 32-vjeçar nga Korça dhe një tjetër 37-vjeçar në të paktën edhe 4 raste të tjera.

Sipas Klan News Pasho ka qenë prej disa muajsh në survejim ndërsa rasti më i fundit i trafikut të drogës ka qenë më 30 Nëntor. Siç kanë deklaruar efektivët e policisë, shefi i tyre u kishte kërkuar që mos ta kontrollonin një makinë tip ‘Pasat’ ku ndodhej edhe sasia prej 26 kg kanabis.

Pasi kaluan pikën kufitare të Kapshticës, Pasho i shoqëroi dy personat derisa kaluan edhe kufirin grek. Më pas ai është kthyer sërish brenda territorit shqiptar. Nga hetimet rezulton se dy personat janë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike nga Korça në drejtim të Greqisë ndërsa favorizoheshin nga shefi i Kufirit i cili u vu në pranga.

Nga hetimet ende nuk është përcaktuar se sa është sasia në total e drogës që ka kaluar nga ky grup përmes pikës kufitare të Kapshticës.

stiljan pasho

Lini një Përgjigje