TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2023, 10:49

U kthye në makthin e durrsakëve, arrestohet hajduti 32-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

U kthye në makthin e durrsakëve, arrestohet hajduti 32-vjeçar

Autori i 3 vjedhjeve gjatë 10 ditëve të fundit në Durrës është arrestuar ditën e sotme. Policia bën me dije se në pranga ka rënë 32-vjeçari, Iliaz Lufta.

"Pas kallëzimeve për disa raste vjedhjesh, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, identifikuan, kapën dhe arrestuan shtetasin I. L., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari:

-më datë 20.11.2023, ka vjedhur pajisje në një banesë në lagjen nr. 14;
-më datë 23.11.2023, në lagjen nr. 8, i ka vjedhur një send personal, shtetasit I. O.;
-më datë 28.11.2023, në lagjen nr. 17, i ka vjedhur celularin dhe një shumë parash, shtetases Z. Sh., 66 vjeçe. Pamjet e këtij rasti u transmetuan në portalin “JOQ", më datë 28.11.2023.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi I. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë."-njofton policia.

Lini një Përgjigje