TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2023, 08:49

Vrasja e 56-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbardhen pistat ku po heton policia

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 56-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbardhen pistat ku po heton

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 56-vjeçarit shqiptar mbrëmjen e djeshme në Greqi.

E kaluara kriminale e Thimo Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti nga Berati është në fokusin e hetuesve, që po mbledhin prova për të zbuluar kush e donte të vdekur.

Sipas mediave greke 56-vjeçari ishte arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej për formim bande, lëndë narkotike, trafik cigaresh pa leje dhe falsifikim, duke shtuar se deri më tani motivet e vrasja nuk është zbardhur.

Ajo që po hetohet gjithashtu është nëse viktima e atentatit është e lidhur me makinën që u pikas në fund të nëntorit në zonën e gjerë dhe kishte brenda një kallashnikov, një granatë dhe një kanaçe me lëng të ndezshëm.

56-vjeçari u vra rreth orës 21:00 të së enjtes mbrëma teksa ndodhej në rrugë, pranë një pallati në rrugën Atlantos.

Banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat kanë lajmëruar policinë dhe kanë njoftuar për ngjarjen.

Sipas raportimeve, kanë qenë dy sulmues dhe ata e kanë qëlluar viktimën në gjoks. 56-vjeçari u dërgua i gjallë në spital, por ndërroi jetë pak më vonë.

Lini një Përgjigje