TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Nëntor 2023, 20:04

Zbardhen detajet/ Shefi i Kufirit në Korçë hipi në makinën plot me drogë, bllokoi kontrollin e saj në doganë

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detajet/ Shefi i Kufirit në Korçë hipi në

Dalin detaje të tjera nga arrestimi i shefit të Kufirit në Korçë. Në pranga ra Stiljan Pasho, pasi akuzohet për trafik droge.

Dalin detaje të tjera nga arrestimi i shefit të Kufirit në Korçë. Në pranga ra Stiljan Pasho, pasi akuzohet për trafik droge. Dy ditë më parë në kufirin grek u kap një makinë me 26 kilogram droge, makinë e cila në doganën shqiptare kishte kaluar pa asnjë kontroll. Kjo ka ngritur dyshime dhe në kuadër të hetimeve, u zbulua se efektivët kishin marrë urdhër nga shefi i tyre, pra Stiljan Pasho që mjeti të mos ndalohej.

Por për tu siguruar që kjo të mos ndodhte, mësohet se vetë Pasho ka hipur në mjetin me drogë që drejtohej nga Lorenco Lika dhe ka mundësuar kalimin e tij. Makina kishte 26 kilogram kanabis. Vetë efektivët e policisë kanë thënë se ishin nën presionin e drejtuesit të tyre që automjeti në fjalë të mos kontrollohej.

 

Lini një Përgjigje