TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Nëntor 2023, 19:46

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas punonjësin e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka përplasur një polic, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve polici, Mariglen Allko po kalonte në vizat e bardha para Drejtorisë Vendore të Policisë, në momentin kur është përplasur nga makina.  Ndërkohë shoferi është shoqërur në komisariat për veprime të mëtejshme.

Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

durrës aksident polici

Lini një Përgjigje