TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Nëntor 2023, 15:26

Shkak u bë një kanal, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 55-vjeçarit në Kamëz

Shkruar nga Pamfleti

Shkak u bë një kanal, zbulohen detaje të reja nga vrasja e

Detaje të reja zbardhen për krimin e ndodhur ditën e sotme në zonën e Laknasit në Kamëz. Sipas informacioneve tre personat e përfshirë në konflikt janë komshinj me njëri-tjetrin dhe shkak për sherrin dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje për pronën ose më saktë një kanal pranë pronës së autorit.

Si shkak i konfliktit të çastit mbeti i vrarë Shefqet Hasa, ndërsa i plagosuri është Besim Keqa, të dy komshinj të autorit 70-vjeçar, Maliq Marku i cili mësohet se është arrestuar nga policia.

Përplasja mes tyre mësohet se ka ndodhur në rrugë, më pas i moshuar ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar 55-vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen dhe duke plagosur 50 vjeçarin Besim Keça.

Sipas policisë është sekuestruar arma e përdorur gjatë krimit. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.

kamëz sherri

Lini një Përgjigje