TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Nëntor 2023, 17:19

“E vrava për punë kanali”/ Zbardhet dinamika e ngjarjes në Kamëz, viktima u qëllua 4 herë; i plagosuri plumb në këmbë dhe bark

Shkruar nga Pamfleti

“E vrava për punë kanali”/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të enjte në Laknas të Kamzës, ku Maliq Marku ka vrarë me armë zjarri 55-vjeçarin Shefqet Hasa, dhe plagosi shtetasin Besim Keça.

Sipas informacioneve autori prej një jave ishte kthyer nga Anglia. Pasi u kthye nga Anglia, ai ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin. Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët, para se të ndodhte ngjarja i kanë thënë që nuk do ta lidhte pasi nuk kishte paguar më herët para.

Kjo pasi mësohet se kohë më parë, banorët e zonës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza, por Marku nuk ka paguar pasi ka qenë jashtë vendit. Pas shkëmbimit të këtyre fjalëve në gjaknxehtësi e sipër, autori ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar.

Pas të shtënave, 4 plumba ka marrë viktima Shefqet Hasa, ndërsa 2 plumba, 1 në bark e 1 në këmbë i plagosuri Besim Keça. Në momentin e të shtënave, në afërsi të zonës ka qenë polici i zonës, i cili e ka dëgjuar dhe më pas është afruar dhe ka gjetur personin e plagosur duke vrapuar, e ka vendosur në makinë.

Më tutje ka gjetur të vdekur Shefqet Hasën. Ka hyrë në banesë dhe brenda autori Maliq Marku fillimisht ka bërë rezistencë për t'u dorëzuar, por pas negociatave ka hedhur armën në bahçe dhe më pas i kanë vënë prangat. Në deklarimet e para ka thënë: "E vrava për punë kanali”.

kamëz krimi

Lini një Përgjigje