TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2023, 09:35

Operacioni ndërkombëtar i Europol në 26 vende, në Shqipëri u arrestuan 28 persona; u sekuestrua kokainë, armë e fishekë

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni ndërkombëtar i Europol në 26 vende, në
Aksioni i Europol

Europol ka bërë bilancin e punëve të bëra në kuadër të operacionit ndërkombëtar EMPACT JAD 2023, i cili u zhvillua në 26 vende të Europës, përfshirë Shqipërinë.

Ky operacion kishte në shënjestër rrjete të trafikimit të armëve të zjarrit, të lëndëve narkotike, të emigrantëve, si dhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë.

Në Shqipëri operacioni u koordinua nga Drejtoria e Europol, duke angazhuar në total 315 punonjës të Policisë së Shtetit për kontrollin e 2648 subjekteve, 1525 shtetasve, 987 mjeteve, 40 pakove postare dhe 92 ambienteve.

Në vendin tonë u arrestuan 28 persona, u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, 81 kilogramë kanabis dhe shumë doza kokaine.

Në total në 26 vendet europiane, gjatë këtij operacioni janë arrestuar 566 persona (218 për trafikimin e personave, 186 për trafikimin e drogës, 69 për trafikimin e armëve, 89 për krime të tjera); janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë (626 kg kokainë, gati 300 kg kanabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike.

Ky operacion ndërkombëtar u zhvillua me mbështetjen e Europol, Interpol, Eurojust, Frontex, Agjencisë Europiane të Rojës Kufitare dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare.

 

europol shqipëri 28 persona të arrestuar

Lini një Përgjigje