TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2023, 14:55

Blindi i 'Breçani Security' përplas të miturin në Mat, arrestohet shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Blindi i 'Breçani Security' përplas të miturin

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku një i mitur është përplasur nga një mjet i 'Breçani Security'.

Shoferi 46-vjeçar ka qenë duke drejtuar një mjet tip "Fiat", që merret me transportimin e vlerave monetare, ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë automjeti ka aksidentuar një fëmijë të mitur.

I mituri po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen hetimet  në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje