TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2023, 17:43

Zbardhen detajet e vrasjes së shqiptarit në Greqi/ Porosia dyshohet se u dha nga burgu, 56-vjeçari u ekzekutua për pazare droge

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detajet e vrasjes së shqiptarit në Greqi/ Porosia dyshohet se

Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja për vrasjen e 56-vjeçarit shqiptarë një ditë më parë. Thimi Prifti u qëllua pranë banesës nga persona të maskuar dhe sipas mediave greke, dyshimet janë se bëhet fjalë për prishje të pazareve të drogës.

Ashtu siç ndodh gjithmonë sa herë përfshihen në krime shqiptarët, mediat greke shkruajnë se porosia për vrasjen mund të ketë ardhur nga burgu. Sipas tyre, ai ka krijuar rivalitete gjatë kohës që kishte qenë i burgosur për trafik të lëndëve narkotike. Hera e fundit që 56 vjeçari u arrestua, ishte në vitin 2023 dhe u lirua me kusht.

Ai u ekzekutua mbrëmë rreth orës 21:00 poshtë shtëpisë së tij Palaio Faliro të Athinës. Prifti u dërgua në spital por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra nga 3 plumba.

Për ngjarjen ka folur edhe një prej fqinjëve të 56 vjeçarit, duke shpjeguar sesi ndodhi ekzekutimi i shqiptarit para shtëpisë së tij. Fqinji tregon se një person me motor ndaloi para Thimi Priftit, hoqi kaskën e motorit dhe e qëlloi me pistoletë.

“Ishte një këmbësor që e qëlloi. Burri erdhi, parkoi motorin, hoqi kaskën dhe autori e qëlloi. Një plumb ka rënë edhe në katin e parë. Në atë kohë një qiramarrës po dilte nga pallati me qenin e tij. Njeriu i goditur nga plumbat e pa në derë fqinjin me qenin që i hapi derën dhe më pas e futi në shkallë. Ai ra atje poshtë. Në momentin që ndodhi ngjarja, unë kisha mbaruar dhe isha duke bërë disa punët e fundit dhe një fqinj erdhi me vrap dhe më tha ‘mirë, nuk ke dëgjuar gjë?’ Ata qëlluan një burrë, tani ja ku është’. Dola dhe pashë një burrëtë shtrirë. E kishin vënë në hyrje të pallatit”, u shpreh fqinji.

Mediet greke raportojnë se ai rezulton i dënuar më parë si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike. Po kështu mediat greke shkruajnë se ai ishte përfshirë në trafik të paligjshëm cigaresh dhe falsifikim dokumentesh.

Lini një Përgjigje