Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve prej më shumë se 15 minutash.
Shoferi i kamionit ka marrë lëndime, ndërsa për blutë ai ka thënë se nuk e kuptoi se di e humbi kontrollin e mjetit.
Ai ka dyshime se në aksin rrugor të ketë pasur prani të vajit. Në fakt, kohët e fundit në rrjetet sociale dhe jo vetëm ka pasur akuza se pronarë të ndryshëm të kareotreceve hedhin vaj makine në rrugë me qëllim që të ndodhin aksidente. Nuk dihet sa e vërtetë është, por nëse është i tillë, është një fenomen jashtëzakonisht shqetësues.
Lini një Përgjigje