TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Maj 2023, 13:46

Kishte mbushur makinën me drogë, arrestohet 19-vjeçari në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Kishte mbushur makinën me drogë, arrestohet 19-vjeçari në

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi në bagazhin e makinës së tij u zbuluan 5 kilogramë kanabis.

I arrestuari është Lorenzo Zusi.

Policia ka  gjetur në bagazhin e automjetit që drejtonte 19-vjeçari një qese të mbushur me rreth 5 kg cannabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Bashkë me të u sekuestrua makina dhe celularët që mbante me vete.

Zusi akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia bën të ditur se vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

“Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e automjetit që drejtonte 19-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një qese të mbushur me rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me celularë të të arrestuarit”, thuhet në njoftim.

lorenzo zusi lezhë

Lini një Përgjigje