TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Maj 2023, 12:16

I dehur në timon dhe u përfshi në aksident, arrestohet shefi i policisë në Pustec

Shkruar nga Pamfleti
I dehur në timon dhe u përfshi në aksident, arrestohet shefi i

Një drejtues policie ka rënë në pranga në Pustec, pasi në gjendje të dehur drejtonte makinën e tij me të cilën shkaktoi një aksident rrugor.
Mësohet se efektivi Spartak Fejzaj, me gradën nënkomisar, është ndaluar pas momentit që u përplas me një autobus dhe nga verifikimet rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit.
Nga AMP po kryhen hetime në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka punonjës të qarkullimit të cilët kanë dashur të fshehin ngjarjen.

Materialet i kaluan prokurorisë Korçë për veprime të mëtejshme.

arrestohet shefi i policisë në pustec

Lini një Përgjigje