Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj thotë se zhdukja e Koçoles dhe Sulovarit ka ardhur edhe pas neglizhencës së policisë sa i takon kallëzimit nga familjarët.
Sipas tij prania e Rrumbullakut është shumë e rëndësishme dhe do të shërbejë për mobilizimin e efektivëve në Sarandë dhe gjetjen e “dy të fortëve”.
“Zoti Rrumbullaku ka bërë mirë që ka shkuar vet atje që të japë një hov në kuptimin e hetimit dhe në fund të fundit të bëjë një analizë të saktë çfarë ka ndodhur në qytetin e Sarandës sepse u bënë gjithë këto ditë dhe ka 2-3 ditë që merr vëmendje. Zakonisht, në aspektin e hetimit, dihet që momentet e para janë deçizive.” – u shpreh Hajdarmataj në emisionin "Now".
Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”, i dënuar disa here ishte i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.
Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Lini një Përgjigje