
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, menjëherë pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me familjarë të dy shtetasve të kallëzuar si të humbur, ka mbërritur pasditen e sotme, në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Mësohet se Rrumbullaku ndodhet atje për të parë nga afër punën hetimore dhe kërkimore që po bëhet për gjetjen e Koçoles dhe Sulovarit.
Siç duket, Drejtor Rrumbullaku ka mbërritur në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pritet të zhvillojë një analizë të detajuar të punës së kryer deri në këto momente, për të vendosur për mënyrën se si Policia do të procedojë në vijim, mbi bazën e provave që ka mbledhur dhe administruar tashmë, me qëllim gjetjen e dy shtetasve. Ndërkohë që pak më herët ka mbërritur në Sarandë edhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muça.
Kujtojmë se paraditen e sotme familjaret e dy viktimave të rrëmbyer dhe të zhdukur në 6 prill në protestuan para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Më pas tre përfaqësues hyrë brenda dhe diskutuan me Muhamet Rrumbullaku, i cili i siguroi se hetimet dhe kërkimet për këtë rast do të thellohen akoma më shumë.
Lini një Përgjigje