TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2023, 17:42

“Kishin ankth, shikonin rrugën”/ Zbardhet dëshmia e personit të fundit që takoi “Koçolen” dhe Sulovarin para zhdukjes

Shkruar nga Pamfleti
“Kishin ankth, shikonin rrugën”/ Zbardhet dëshmia e
Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovarit

Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovari, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë ka zbardhur të tjera detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në jug të vendit.

I ftuar në Euronews Albania, Gjini u shpreh se në rrugë private familjarët kanë siguruar dhe dëshminë e personit i cili ishte natën e ngjarjes me dy të zhdukurit.

Sipas dëshmisë, Leonard Theodhori, 46-vjeçari i njohur si “Koçole”, ishte shumë në ankth natën e ngjarjes. Ai shihte gjithë kohën makinat që kalonin në rrugë dhe teksa Fatmir Sulovari e pyeste pse ishte në atë gjendje, ai përgjigjej “kujtoja se ishin ata”.

Sipas Gjinit, dyshohet se shkak për pengmarrjen është bërë një tokë që “Koçolja” përflitet se e ka shitur dy herë. Por ai tha se personalisht nuk mendon se kjo pengamarrje të ketë të bëjë me shifra 8 milionë lekë, pasi asnjë vrasës profesionist nuk merr përsipër pasoja të tilla ligjore dhe të rrëmbejë dy persona për këtë shifër.

“Unë e kam dëshminë e djalit që ishte me ata atë natë. Djali në dëshminë e tij thotë se këtë natë dy të zhdukurit ishin shumë në ankth. Sidomos Koçolja, personi i dytë i humbur shikonte shpesh në rrugë, çdo makinë që kalonte dhe Fatmiri e pyeste pse e ke gjithë këtë ankth. Ai thoshte dyshova se ishin ata. Dikush e merrte në telefon “Koçolen”, dhe kur Fatmiri e pyeste kush ishte, “ishte ai”, përgjigjej. Dhe ai mbeti gjithmonë një enigmë. Unë nuk besoj kurrë se mund të jetë një ekzekutim për 8 milion lekë, nuk besoj që njerëz profesionistë të organizojnë gjithë këtë të rrëmbejnë dy persona dhe të marrin pasoja të rënda ligjore për 8 milionë lekë”, tha miku i Sulovarit.

Policia e Sarandës ka arrestuar 28-vjeçarin Sofokli Baxheri, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”. Sipas policisë ai ka dijeni për zhdukjen e Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi. 28-vjeçari dyshohet se është pronari i banesës së dhënë me qira në fshatin Nivicë, ku dyshohet se u mbajtën dy të zhdukurit dhe ku u gjet makian e dyshuar e rrëmbyesëve.

kocole sulovari zhdukje deshmi

Lini një Përgjigje