TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2023, 15:37

“Të njëjtën tokë e shiti dy herë”, miku i Sulovarit ngre dyshime mbi arsyet e rrëmbimit: Fliste shpesh në telefon me një person misterioz

Shkruar nga Pamfleti

“Të njëjtën tokë e shiti dy herë”, miku i

Altin Gjini, miku i të zhdukurit Fatmir Sulovari tha në një intervistë për Euronews Albania se ky i fundit ka rënë në pritë në Sarandë duke shkuar vetë, jo i marrë peng.

Sipas Gjinit, Sulovari ishte një karakter shumë i fortë dhe një burrë i fortë fizikisht gjithashtu, kështu që ka qenë e pamundur të merrej pa dëshirën e tij.

Fatmiri ishte një karakter që s’bënte kurrë pas, ishte e pamundur ta merrje peng. Ai ka hyrë sepse ndihet në mirëbesim. Ishte tepër i fortë fizikisht, tepër i zgjuar, vigjilent gjithmonë”, u shpreh ai.

Ka hyrë për një premtim që mund të hamë një drekë bashkë, dalim diku, një premtim që do të rregullohet kjo shifra, i ftuar nga një i tretë dhe vendi ku është çuar ka rënë në pritë”, shtoi Gjini.

Ai u shpreh se Thodhori i njohur si “Koçole” ka shitur dy herë të njëjtën tokë, ndërsa kohët e fundit fliste herë pas here në telefon me një person, por që nuk e tregoi kurrë se me kë.

"Dyshimet lidhen me një pronë në shitje dy herë nga Leonardi. Miri ndihmonte Kuçolen, e mbante pranë. Mesa jemi në dijeni, “Kaçolja” ka bërë shitjen e tokës e cila është shitur dy herë . I është kërkuar ndihmë Krasniqit që ka ikur nga Fieri ditën e martë. Koçolja nuk tregonte se më kë fliste në telefon. Miri ka qenë një djalë që merrte në mbrojte njerëzit. Ishte shumë guximtar. Policia tha se janë në një rrugë të mbarë. Situata po zvarritet. Është një zonë me terren shumë të vështirë”, tha ai.

Sakaq ditën e sotme, familjarët e dy personave të zhdukur në Sarandë, kanë mbajtur këtë të martë një protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në lidhje me zhdukjen e dy personave është arrestuar 28-vjeçari Sofokli Baxheri, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Hetimi ka provuar se i arrestuari është njeriu që u ka dhënë shtëpinë me qera autorëve në fshatin Nivicë të Himarës, ku u gjet makina “Benz-Mercedez”, me të cilën dyshohet se u rrëmbyen dy personat.

Dyshohet se shkak për rrëmbimin e tyre mund të jetë bërë konflikti për një truall në fshatin Çukë në afërsi të Sarandës.

kocole vrasje sarande

Lini një Përgjigje