Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Lekë Vuksanin, si autorin e dyshuar të vrasjes së Petrit Vuksanit. Autori dhe viktima janë kushërinj.
Shkak i konfliktit është bërë paratë e një banese me qira. Kjo është pista kryesore për të cilën dyshohet se ka ndodhur krimi.
Petrit Vuksani u vra brenda shtëpisë së tij në lagjen 'Tom Kola' në Shkodër. I sapo kthyer nga Anglia, 51-vjeçari jetonte prej më shumë se 1 muaji vetëm në banesë. Ai jetonte kryesisht në emigrim dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin. Autori ka hyrë në banesën e viktimës në momentin që ai ka qenë i vetëm.
Pasi e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, është larguar në drejtim të paditur. Lekë Vuksani mësohet se është identifikuar falë kamerave të sigurisë të vendosur në banesë dhe zonën përreth.
Aktualisht autoritetet policore e kanë shpallur atë në kërkim dhe po punojnë për kapjen e tij.
Lini një Përgjigje