Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Dyshohet se ka mbetur i vrarë Petrit Vuksani. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Skëndërbej’ në Shkodër, pranë varrezave katolike.
Mësohet se Vuksani është vrarë pranë banesës së tij. Bëhet me dije se viktima ishte kthyer nga Anglia një muaj më parë.
Autori është futur në pallat, ka hyrë në shtëpinë e Vuksanit dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.
Në momentin e ngjarjes, viktima ka qenë i vetëm në shtëpi.
Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me vrasjen/ Sipas policisë rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri Petrit Vukasni.
"Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit."- njofton policia.

Lini një Përgjigje