TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2023, 09:39

Bënte thirrje për sulme terroriste, SPAK mbyll hetimet për Bledar Zenelin

Shkruar nga Pamfleti

Bënte thirrje për sulme terroriste, SPAK mbyll hetimet për Bledar

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim Bledar Zenelin. I riu u arrestua në Gusht të 2022, pas dyshimeve se me anë të rrjeteve sociale bënte propaganda për Shtetin Islamik dhe thirrje për sulme terroriste.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit), kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim procedimin penal Nr.185/2021, në ngarkim të të pandehurit Bledar Zeneli,  i akuzuar për veprat penale të “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 232/a dhe 25 të Kodit Penal, “Falsifikimi i letërnjoftimit, pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal, “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes se armëve të ftohta”, e parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.

Ky i pandehur, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për momentin, bënte postim e publike nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur simpati të hapur për sulmet  terroriste siç ishin ai i ndodhur në datën 29 Tetor  2020 në Nicë të Francës,  sulmi terrorist i ndodhur në Vjenë Austri, në datën 02.11.2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprimeve radikale e ekstremiste. Këto postime i bënte në profilin Elezi Ibrahimi, në Facebook”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Zeneli ka pranuar se ka publikuar statuse të tilla në rrjetet e tij sociale, por ka pretenduar se ato nuk janë për qëllime ekstremiste dhe se në një pjesë të tyre ka cituar Kuranin.

 

Lini një Përgjigje