TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2023, 16:49

“Në momentin e vrasjes po luante bilardo”/ Anila Hoxha: Si lëvizjet e Simson e nxorën zbuluar grupin që ekzekutoi Nikulajn

Shkruar nga Pamfleti

“Në momentin e vrasjes po luante bilardo”/ Anila Hoxha: Si

Gazetarja investigative Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga hetimet mbi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill.

Hoxha deklaroi se çelësi për zbardhjen e këtij krimi ishin lëvizjet e britanikut Harry Simson, i cili kishte rolin e informatorit për lëvizjet e Nikulajt. Hoxha tha se ai ka qenë personi i cili arriti të mblidhte informacione për biznesmenin, pasi informatorët e tjerë kishin dështuar.

Simson ishte personi që arriti të merrte informacione për lëvizjet e Nikulajt, teksa personat e tjerë dështuan. Fillimisht ai qëndroi në hotelin e Nikulajt një natë, më pas ai shkon në një hotel tjetër.

Ai fillon të lëvizë ngado dhe këto lëvizje e ndihmuan policinë, natyrisht pa të dashurën e tij, por policia nga ai gjeti provat e para. Në momentin e krimit, Simson ka qenë duke luajtur bilardo me një të afërm të Nikulajt. Pas vrasjes ai shfaqet i panikosur dhe largohet menjëherë nga vendi. Kjo ngjalli dyshime”, tha Hoxha në "Zona Zero".

 

nikulaj vrasje lezhe

Lini një Përgjigje