
Gjykata britanike ka lënë në burg 3 të arrestuarit e parë për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin. “Daily Mail” shkruan se Edmond Haxhia, Steven Hunt dhe Thomas Mathin janë lënë në paraburgim dhe kanë nisur procedurat e ekstradimit, ndërkohë që ngre një tjetër pistë hetimi. Sipas saj, ka dyshime se vrasja mund të ketë ardhur për një borxh prej 80 mijë paund.
Ndërkohë duhet theksuar se autoritetet shqiptare shprehen se vrasja mund të ketë ndodhur për gjakmarrje, pasi fisi Nikulaj ishte i përfshirë në vrasjen e disa anëtarëve të fisit Lestakaj.
Ndërkohë në kërkim mbeten Ruben Saraiva, shtetas portugez, i dyshuar si ekzekutori dhe Harry Simson, shtetas britanik. Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.
Tre ‘vrasësit’ britanikë të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmen shqiptar dolën dje para gjykatës.
Edmond Haxhia, 37 vjeç, Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mathin, 35 vjeç, akuzohen për atentatin ndaj 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij, “Coral”, në Shëngjin të Shqipërisë.
Policia beson se vrasja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mbi 80,000 paund mes dy familjeve. Pamjet e publikuara nga policia tregojnë një person të armatosur të maskuar që qëllon me pistoletë ndaj z. Nikulaj më 19 prill.
Hunt, Haxhia dhe Mathin u paraqitën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Ëestminsterit pas një kërkese nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Të treve iu është caktuar masa e paraburgimit.
Hunt dhe Mathin janë nga Bristol. Për Haxhinë nuk u dha asnjë adresë. Po ashtu thuhet se është arrestuar dhe vajza britanike Harriet Bridgeman, 28 vjeç.
Lini një Përgjigje