Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se sot në orën 10:00, familjarët e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit të rrëmbyer dhe të zhdukur në 6 prill në qytetin e Sarandës, do të protestojnë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
“Sot paradite, rreth orës 10:00, familjarët e dy viktimave të rrëmbyer dhe të zhdukur në 6 prill në qytetin e Sarandës, do të protestojnë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Pas 27 ditësh kërkime, të afërmit e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit ende vazhdojnë te kërkojnë sëpaku trupat e viktimave. Hetimet e deritanishme të Prokurorisë dhe Policisë, nuk e kanë bërë të mundur zbulimin e trupave te dy 46-vjeçarëve. Pas disa protestave në Komisariatin e Sarandës, të afërmit, kanë vendosur të protestojnë në kryeqytet për të apeluar në zbulimin e autoreve dhe kthimin e trupave të viktimave pranë familjeve të tyre.”-ka shkruan Hoxha
Gazetari publikoi ditën e djeshme fakte të reja në lidhje me grupin kriminal që dyshohet se qëndron pas rrëmbimit dhe më pas eliminim fizik të Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit.
Ai shprehet se ka të dhëna se bëhet fjalë për të njëjtin grup që ka kryer shpërthimin e telekomanduar në automjet që i mori jetën Aleksandër Sadikajt verën e kaluar.
Ai thekson se deri më tani policia ka vënë në pranga vetëm njërin nga anëtarët e bandës, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Dy prej tyre, me rolet kyçe në këtë grup, dyshohet të jenë larguar drejt Dubait menjëherë pas ngjarjes.
Lini një Përgjigje