9 italianë dhe 2 shqiptarë, administratorë të 15 shoqërive tregtare call center janë dërguar për gjykim pasi nuk deklaruan 5.7 milionë euro.
Ata kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatimore duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.9 italianët dhe 4 shqiptarët që janë dërguar për gjykim identifikuar si: F.L., L.S., A.L., M.G., I.M., L.F., G.T., D.A., M.F., D.O., B.M., M.L., dhe A.S. Ata akuzohen për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në llogaritë bankare të subjekteve të mëposhtme me fushë operimi Call Center:
VIBEMEDIA shpk;
FS EUROPEAN BROKER shpk;
IMPORT DATA shpk;
SOCIAL MEDIA PARTNERS MG shpk;
BUSINESS BROKER UNLIMITED shpk;
FINANCIAL CAPTION INTERNATIONAL shpk;
SMARTCALL ITALIA shpk;
STARHUB ALBANIA shpk;
BALKAN MARKETING SERVICE shpk;
ITALIA NETËORK MARKETING shpk;
BOOM BOOM NETWORK;
MARKETING UNLIMITED;
ALBANIA APP DEVELOPMENT;
“LAURENZI GROUP” Dsh; dhe
“COMMERCIAL PHANTOM” Shpk
Janë transferuar vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr kesh duke iu fshehur destinacioni perfundimtar.
"Transfertat bankare të shumave në llogaritë dhe në favor të këtyre subjekteve Call Center, tërheqjet më pas në sasi të mëdha vlerash monetare në kesh, qarkullimi i tyre jashtë sistemit bankar dhe mosraportimi i këtyre të ardhurave në organet e kontrollit të ligjshmërisë së këtyre veprimtarive, krijojnë dyshimin e arsyeshëm të kemi një qarkullim të pasurive me qëllim mbulimin e prejardhjes, natyrës së vërtetë, burimit, fshehjen e destinacionit, fitimit të pasurisë në mënyrë të paligjshme duke i bërë kështu subjekte të figurës së veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/2 i K.Penal.
Gjithashtu, me veprimet e tyre shtetasit e sipërpëmendur ka rezultuar të jenë personat që kanë bashkëpunuar duke luajtur secili nga një rol bashkëpunëtori për të krijuar dhe funksionuar realisht një skemë me veprimtari ekonomike të kundraligjshme duke qenë kështu të dyshuar në lidhje me konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale “Fshehje e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal."-thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Lini një Përgjigje