
Policia e Shkodrës ka reaguar për vrasjen që ka ndodhur paraditen e sotme te varrezat katolike, në lagjen “Skënderbej”.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë Petrit Vuksani, 50 vjeç.Ky i fundit është qëlluar me armë brenda banesës së tij.
Autori ka hyrë në pallat, më pas në banesën e Vuksanit dhe ka qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend
” Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.”, njofton policia e Shkodrës.
Lini një Përgjigje