Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Gëzim Bacajn dhe Durim Kelmendin, shtetas nga Kosova pasi morën pjesë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Llakatund. Ata së bashku me Haki Bajramin, i cili është në kërkim, dhunuan gjyshen dhe nipin e më pas i dogjën shtëpinë. E moshuara ishte ish-vjehrra e Haki Bajramit, i cili kishte marrë shokët nga Kosova për të rrahur 70 vjeçaren Luftie Fanajn dhe nipin e saj 14 vjeçar duke i lënë pa ndjenja brenda banesës së tyre.
Prishja e martesës ka qënë shkak për këtë ngjarje, ku mësohet se ish-dhëndri nga Kosova, Haki Bajrami pasi ishte ndarë nga bashkëjetuesja e tij, shkoi në banesën e prindërve të saj dhe i ka vënë flakën shtëpisë.
Si pasojë e flakëve ka marrë djegie në këmbë djali i mitur 14-vjeçar, dhe gjyshja e tij. Ndërkohë që vetë e moshuara dyshohet se është dhunuar para se banesës ti vendosej zjarri. Familja jetonte në kushte të vështira, e madje nuk kishin as energji elektrike në banesë.
Lini një Përgjigje