TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Maj 2023, 12:39

Furnizoheshin me kokainë nga banda e Eldi Dizdarit, goditen disa grupe kriminale të Ndrangehtas; 108 të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti
Furnizoheshin me kokainë nga banda e Eldi Dizdarit, goditen disa grupe
Denis Matoshi (Eldi Dizdari)

Sipas hetuesve një nga bandat furnizohej me kokainë nga Amerika e Jugut nga shqiptari Eldi Dizdari i cili aktualisht është në arrati në Dubai.

108 persona kanë rënë në pranga pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar në Itali në disa qytete të vendit, kryesisht në zonën e Kalabrisë, por edhe në Pescara, Milano, Salerno, Catania, Savona, Bolonja, Vicenza, L'Aquila, Ancona, Romë dhe Cagliari, ndërsa janë goditur disa grupe kriminale.

Të arrestuarit janë nën hetim për trafik ndërkombëtarë drogë në sasi të mëdha, pastrim parash, grup të strukturuar kriminal, trafik armësh.

Prokurorët hodhën dritë për lidhjen e bandave mes tyre, të cilët furnizoheshin me kokainë nga Amerika e Jugut dhe në më pas se 2 vite futën 6 ton kokainë në Itali.

Sipas hetuesve një nga bandat furnizohej me kokainë nga Amerika e Jugut nga shqiptari Denis Matoshi (Eldi Dizdari) i cili aktualisht është në arrati në Dubai.

Grupet e trafikut të kokainës do të pastronin rreth 22.3 mln euro, të gjitha këto të ardhura nga krimi.

Milionat euro të 'Ndrangheta-s do të ripërdoreshin pjesërisht për blerjen e makinave dhe mallrave luksoze, si dhe do të përdoreshin për të filluar dhe financuar aktivitete tregtare në Francë, Portugali dhe Gjermani.

Hetimet kanë nisur që nga qershori i vitit 2019. Hetuesit zbuluan funksionimin e tre bandave kriminale që synonin trafikun ndërkombëtar të drogës, të cilat i kishin bazat e tyre në Itali si dhe jashtë saj.

eldi dizdari ndrangehta policia italiane

Lini një Përgjigje