TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Maj 2023, 14:19

Vrasja e Ardian Nikulajt, ish-prokurori: Policia tani ka një sfidë të re

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Ardian Nikulajt, ish-prokurori: Policia tani ka një sfidë

Ish-prokurori Eugen Beci ka komentuar së bujshme të biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ai shprehu vlerësim për punën e kryer nga Policia e Lezhës, duke theksuar se grupi hetimor e ka zbardhur ngjarjen në kohë rekord.

Por ish-prokurori tha se kjo ngjarje përbën një sfidë të re për forcat blu pasi ka një ndërthurje të krimit të organizuar me atë për motive gjakmarrjeje.

“Në këtë prizëm është grup i mirëstrukturuar kriminal, sa i përket motiveve që do dalin gjatë hetimit të mëtejshëm, duhet të mendojmë se objektivi që kishin e bënte të pamundur të kishin rekrutues nga Shqipëria, në pikëpamje të veprimtarisë kriminale që do kryenin. Objekti është i rëndësishëm, ka pasur mbrojtje personale, njerëzit e dikujt tjetër bien në sy kur qarkullojnë dhe aq më tepër duke njohur zakonet e zonës nuk do merrnin përsipër të hynin në shtëpinë  e dikujt të kryenin vrasjen dhe të dilnin pa u lagur. Personat që kanë autorizuar vrasjen e kanë menduar në perfeksion këtë gjë. Grupi hetimor me intuitën e tij arriti që nëpërmjet dokumentave të një mjeti motorik arriti të zbërthejë emrat e tjerë, policia ka vlerësuar çdo detaj të gjendur në vendngjarje. Policia e Lezhës ka arritur që me provat e gjendura në vendngjarje, kartë identiteti, të dhëna nga kompani telefonike etj, i kanë përpunuar.”

Beci theksoi se krimi nuk është më lokal dhe se i flet të gjitha llojet e gjuhëve.

“Qëllimin e tyre për të ulur vigjilencën e viktimës e kanë realizuar sepse gjithë shqiptarët mendojnë se një i huaj nuk mund të jetë kriminal, krimi flet të gjitha llojet e gjuhëve. Është një sfidë e madhe që i lind prokurorisë, nuk ka më krim lokal dhe policia duhet të jetë e përgatitur edhe për situata të tilla.”, tha ai për Klan News.

Ardian Nikulaj u vra më 19 Prill të këtij viti brenda biznesit të tij në Lezhë, nga portugezi Ruben Saraiva. Edmond Haxhia, dyshohet si organizator i atentatit ndaj biznesmenit, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë. Po ashtu në pranga janë vënë edhe Thomas Mithan dhe Steven Hunt. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Shtetit, që thotë se ata janë arrestuar në Londër nga një operacion i kryer nga Agjencia Kombëtare për Krimin.

Edmond Haxhia u largua nga Shqipëria më 20 Prill, një ditë pas vrasjes. Shqiptari, i cili mban edhe nënshtetësi britanike, është zbuluar nga hetimet që ka marrë me një makinë tip “Golf 5” Harriet Bridgeman dhe Thomas Mithan në Rinas duke i zhvendosur në Shëngjin. Po në të njëjtin vend ka marrë edhe portugezin Ruben Saravia. Sipas hetimeve, si motiv i krimit dyshohet gjakmarrja.

ardian nikulaj ish-prokurori eugen beci

Lini një Përgjigje