
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Durrës ku një automjet përplasi një efektiv rrugor.
Ngjarja ndodhi tek zona e ‘Muzeumit’ në Durrës, duke lënë të plagosur policin e qarkullimit rrugor.
Sipas burimeve, makina e drejtuar nga Renaldo Avdiu, ka përplasur policin Gentjan Hoxhalli, i cili ka qënë me shërbim. Policit të aksidentuar i janë thyer këmbët dhe është dërguar në spital.
"Rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje