TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Mars 2024, 18:39

Goditi me thikë dy persona, arrestohet 17-vjeçari shqiptar në Greqi; e pëson edhe i ati

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me thikë dy persona, arrestohet 17-vjeçari shqiptar në

Policia greke ka arrestuar një 17-vjeçar shqiptar, pasi dyshohet se pas një sherri ka goditur me thikë në bark një 39-vjeçar dhe një 26-vjeçar.

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe babain e tij 48-vjeçar për neglizhencë. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës ku përveç 17-vjeçarit, gjatë sherrit fizik ka qenë edhe një bashkatdhetar tjetër, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, dy shqiptarët kanë goditur me thikë dy grekët. Dy të plagosurit janë dërguar në spital në Rodos, ku pasi iu dha ndihma e parë u larguan.

Lini një Përgjigje