TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Mars 2024, 16:39

‘Kryeqyteti i krimit’, kush po i ekzekuton anëtarët e bandës së Niklës?

Shkruar nga Pamfleti
‘Kryeqyteti i krimit’, kush po i ekzekuton anëtarët e
‘Kryeqyteti i krimit’

Qindra vrasje, ekzekutime mafioze, grabitje e mjeteve të blinduara që transportonin paratë e bankave apo edhe krime të tjera të rënda janë kryer nga e njëjta dorë mafioze, Nikla!

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, ende mbetet me shumë pikëpyetje dhe pa autorë. Një grup hetimor po punon për të zbardhur autorët dhe motivin e ekzekutimit.

Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë, për shkak të mirëorganizimit të atentatit, por dhe për egërsinë e kryerjes së krimit.

Deri tani flitet për 30 të shoqëruar, por asnjëri nuk ka dhënë ndihmë për të zbardhur këtë atentat të mirëorganizuar.

Por çfarë po ndodh vërtetë në vatrën e krimit, pikërisht në Nikël?

Gentjan Bejtja ishte një personazh mjaft i njohur i botës së krimit. Ai kishte njohje shoqërore dhe biznesi me grupet kriminale të Niklës, zonë kjo e konsideruar si ‘kryeqyteti i krimit’. Qindra vrasje, ekzekutime mafioze, grabitje e mjeteve të blinduara që transportonin paratë e bankave apo edhe krime të tjera të rënda janë kryer nga e njëjta dorë mafioze, Nikla! Bejtja dyshohet se ka marrë pjesë në disa atentate VIP, por edhe nëse nuk ka marrë pjesë ka qenë në dijeni dhe ka ndihmuar grupet kriminale.

‘Doracët’ e një krimi që porositet nga Tirana apo Elbasani për në Shkodër dhe anasjelltas, janë nga Nikla.

Nikla, Arramerasi, Larushku e Halili janë destinacionet më të shpeshta të Policisë e RENEA-s, pas çdo ngjarje kriminale. Rrëmbimi i Enver Stafukës, grabitjet, vrasja e Artan Santos, vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, ekzekutimi i Behar Sofisë etj., janë krime, autorët e të cilëve janë arrestuar në Nikël, ose gjurmët e tyre kanë humbur në këtë zonë. Pistat për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas janë të panumërta dhe vijnë nga disa qytete të Shqipërisë, për t'u bashkuar pikërisht në vatrën e krimit, Niklën.

Sipas burimeve një grup qitësish është vënë në dispozicion për të ekzekutuar anëtarët e grupeve të Niklës, gjë kjo e cila ka si qëllim pamundësinë për të zbardhur ngjarjet më të bujshme kriminale në Shqipëri. Nxitimi i Policisë së Shtetit për të dalë në përfundimin se ekzekutori ishte Eljon Hato, i cili për nga rëndësia është shumë më i vogël në krahasim me ngjarjet më të bujshme kriminale në vend, ishte një veprim që e dobësoi cilësinë e hetimeve dhe arriti objektivin e ‘mafies politike’. /Pamfleti

Që të kapen anëtarët e bandës së Niklës për atentatet e kryera kemi parë të ndodhë, por që të kapen atentatorët e anëtarëve të bandës së Niklës, nuk ka gjasa të ndodhë… edhe për disa kohë.

nikla durim bami gentjan bejtja shkelzen kastrati behar sofia artan santo policia eljon hato kronike

Lini një Përgjigje