TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Mars 2024, 15:42

U la në burg pasi tentoi të shtypë me makinë nënë e bir, 38-vjeçari para gjykatës: Isha i ngarkuar psikologjikisht!

Shkruar nga Pamfleti

U la në burg pasi tentoi të shtypë me makinë nënë

Gjykata e shkallës së parë Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Mersin Mlloja nga Vau i Dejës.

38-vjeçari tentoi të vriste dy shtetas, nënë e bir për motive të dobëta duke i përplasur me automjet në korsinë e dedikuar për këmbësorë. 

Mersin Mlloja punonte si infermier ndërsa po ashtu edhe shtetasja Dave Ndoja 60 vjeçe me të cilën ka pasur konfliktin, është infermiere në një tjetër qendër shëndetësore në Vau Dejës.

Avokati mbrojtës i 38-vjeçarit Besmir Kolçe kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shkak se në videon e publikuar, kur shtetasi Mersin Mlloja afrohet tek shtetasja Dave Ndoja dhe djali i saj Kristjan Ndoja ka frenuar duke ulur pothuajse plotësisht shpejtësinë. Po ashtu nënë e bir kanë marrë dëmtime të lehta dhe që në momentin e parë kanë qenë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, pala mbrojtëse deklaroi se ky veprim ka ardhur në kushte psikologjike të ngarkuara për shkak të bullizimit që 60-vjeçarja i ka bërë kolegut të saj gjatë një trajnimi për infermierët në Bushat të Vau Dejësit. Sipas avokatit, por edhe nga deklarimet e vetë 38-vjeçarit shtetasja Dave Ndoja i është drejtuar kolegut të saj duke i thënë se “ti je për në kosh të mbeturinave. Ku di gjë ti, je sakat”.

Këto fyerje nga 60-vjeçarja kanë ardhur për shkak të një problemi fizik që Mersin Mlloja ka me njërën prej këmbëve. 38-vjeçari pasi është bullizuar dhe fyer disa herë në atë trajnim nga kolegia e tij ka ndërmarrë atë veprim me automjet pak pas mbledhjes së infermierëve por duke mos i shkaktuar dëme të rënda.

Pavarësisht pretendimeve të palës mbrojtëse, prokurori Ledion Teme kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa gjyqtarja Egla Mirashi pranoi kërkesën e prokurorisë duke e lënë në paraburgin 38-vjeçarin Mersin Mlloja. Ky i fundit është i dyshuar për veprën penale “vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Lini një Përgjigje