TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Mars 2024, 11:58

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Plumba dhe në gishtat e këmbëve, kërkohen të pyeten anëtarë të fisit Bami

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Plumba dhe në gishtat e këmbëve,

Ekzekutimi i ish-policit të burgjeve disa ditë më parë, Gentjan Bejtja, ende mbetet me shumë pikëpyetje dhe pa autorë. Një grup hetimor po punon për të zbardhur autorët dhe motivin e ekzekutimit.

Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë, për shkak të mirëorganizimit të atentatit por dhe për egërsinë e kryerjes së krimit.

Deri tani flitet për 30 të shoqëruar por asnjëheri nuk ka dhënë ndihmë për të zbardhur këtë atentat të mirëorganizuar.

Plumba ka pasur dhe në pjesën e gishtave të këmbës. Vrasësit kanë hyrë të qetë në derën e oborrit dhe qetësisht janë drejtuar në brendësi të serës ku dhe kanë kryer ekzekutimin dhe më pas janë larguar.

Është kërkuar të merren në pyetje dhe persona kyç të anëtarëve të fisit të Bamëve, por asnjë prej tyre nuk ndodhet në Shqipëri.

Autorët dyshohet se ishin 4 ndërsa pak më vonë është gjetur dhe makina e djegur e dyshuar e autorëve, brenda së cilës ishin dhe 3 kallashnikovë.

gentjan bejtja

Lini një Përgjigje