TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Mars 2024, 09:58

Detaje nga ngjarja horror në Tapizë/ Gruaja lindi foshnjën, vajza e madhe e hodhi në lumë; e gjithë familja e përfshirë në krim

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga ngjarja horror në Tapizë/ Gruaja lindi foshnjën, vajza

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja horror në Tapizë të Krujës, ku një 42-vjeçare pasi solli në jetë foshnjën në banesë, e vendosi në qese dhe e hodhi në lumë.

Burime për mediat bëjnë me dije se e përfshirë në ngjarjen e rëndë duket se është dhe vajza e madhe e gruas, e cila mendohet se ka hedhur mbetjet dhe foshnjën, të futur në një qese plastike, në një kosh në lumin e Tapizës.

Por vajza e madhe ka mohuar para policisë që të ishte në dijeni për faktin se brenda qeses kishte një foshnjë. Policia ka dyshime se familjarë të tjerë kanë qenë në banesë kur ka ardhur në jetë fëmija.

Ndërkohë, ata nuk kanë qenë bashkëpunues me policinë, për të zbardhur të vërtetën mbi ngjarjen që tronditi opinionin publik.

Foshnja ndodhet në morgun e spitalit, ndërsa 42-vjeçarja Leta Koçi, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe shëndetësore.

Sakaq, policia po heton ngjarjen.

 

ngjarje horror tapize lume foshnje krim familje

Lini një Përgjigje