TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Mars 2024, 07:36

"Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që i mori jetën", Gani Bejtja tregon momentin kur pa makinën e autorëve

Shkruar nga Pamfleti

"Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij

3 ditë më parë, një atentat mafioz i mori jetën 42 vjeçarit Gentjan Bejtja. Gazetari Spartak Koka ka ndarë disa detaje më shumë mbi ngjarjen e rëndë, përmes intervistës që ka zhvilluar me babain e viktimës, Gani Bejtja si dhe të afërm të tjerë.

Ky i fundit thotë se e ka parë makinën e 4 autorëve, por nuk arriti të kuptojë se nga cila zonë u larguan.

Gani Bejtja: Ka ik avash, avash. Pa u mërzit hiç…

Spartak Koka: E kanë kthyer me indietro këtu?

Gani Bejtja: Kur kam dalë me gruan aty te parkimi, e kam parë makinën tu ec mbrapsht. Makinë e zezë. Pastaj se kam parë më a ka ik këtej a andej.

Babai i Gentjanit, Ganiu tha se njëri prej autorëve ka kërcënuar me armë nusen dhe dy fëmijët e Gentjanit.

Gani Bejtja: Le të vijë të ma thotë se e kam bërë se djali jot më ka bërë këtë, ta di edhe unë. I jap dorën. Nëse të ka vra, të ka pre, a ça të ka bërë, të vijë të ma thotë. Ia kam bërë për këtë punë, i pi kafen, por jo kështu. Se di nga ka ardhur…

Lini një Përgjigje