
Gazetarja e kronikës Etleva Delia, teksa ka komentuar vrasjen e Gentian Bejtjas, tha se dyshohet se ka pasur persona që nuk kanë dashur që ai të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
Ajo tha se Bejtja ka qenë i arrestuar dhe nuk i është ofruar asnjëherë që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
“Kjo fushata e transferimeve dhe shkarkimeve e komisariatit të policisë së Fushë Krujës ka ndodhur disa herë sepse ka pasur informacione se persona të caktuar dhe grupe kriminale kishin mbështetjen e policëve të zonës. Kjo ishte një ndër arsyet që policia e Krujës të kalonte në juridiksionin e policisë së Tiranës. Është e njëjta skenë si vjet, edhe sivjet. Madje dyshohet se janë të njëjtat autorë. Një ngjarje që tentohet disa herë të realizohet, një personazh që ka qenë dëshmitarë, informatorë, është dyshuar për disa atentate. Ka qenë një person që ka shërbyer për grupet kriminale, dhe nuk arrin të parandalohet një ngjarje që ishte e paralajmëruar, dështim është. Po të kthehej në të penduar, mund të zbulonte. Mbase kjo është edhe arsyeja.
Unë e kam hedhur si hipotezë që persona të caktuar, që ky ka pasur dijeni për krimet e tyre, kanë dashur që t’i mbyllin gojën. Ky është dyshimi më i madh se ndoshta dikush nuk ka qenë i interesuar që të bëhet bashkëpunëtor me drejtësinë. Nuk rezulton që t’i kenë bërë një ofertë të bëhet i penduar. Të mos presin nga një person si Gentjan Bejtja të shprehë vetë vullnetin e lirë. Në vendin e ngjarjes, kur është vrarë Dritan Lamaj, dy oficerë policie që merrnin prova ishin persona që kanë pasur konflikt drejtpërdrejt me Dritan Lamajn. Madje kishin ardhur deri tek unë për të nxjerrë. Lamaj u tradhtua, u degdis në Drejtorinë e Përgjithshme dhë më pas ndodhi vrasja e tij“, tha ajo në “ABC News”.
Lini një Përgjigje